Magnezi përfshihet në 300 procese metabolike në trupin tonë, por si ta dimë nëse kemi mungesë?

Metabolizmi i energjisë, ADN, sinteza e proteinave dhe detoksifikimi, të gjitha këto varen nga magnezi.

Një i rritur ka nevojë për 270mg-400mg magnez në ditë, varësisht nga pesha e trupit, transmeton KosovaPress. Mjekët thonë se shenjat e mungesës së magnezit janë kapsllëku, dhimbjet e muskujve, lodhja e pashpjeguar, mbipesha, nivelet jo të rregullta të sheqerit në gjak, tensioni i lartë, ankthi.

Ata rekomandojnë marrjen e magnezit përmes hapave në regjimin tuaj të ushqimit.

Magnezi është një mineral natyral që është i nevojshëm për trupin tuaj, pasi ka benificione të mëdha, përfshirë edhe një gjumë të mirë, rregullim të presionit të gjakut.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re