Faxnews ka zhvilluar një intervistë me nënën e 16-vjeçarit F.R me sindromën Down, pasi gjyqit të fituar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe QSUT.

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e Komisionerit kundër Diskriminimit që i ka hedhur në gjyq MSH dhe QSUT dhe ku dolën fitues familja e 16-vjeçarit për mungesën e ilacit kundër leuçemisë. Ndërkohë sipas QSUT pretendonte se ilaci po mungonte për të gjithë fëmijët me këtë diagnozë.

E ëma ka treguar se peripecitë dhe kostot për ilaçet për djalin e sëmurë i kanë shkuar deri në 5 milionë ndërsa ka thënë se është detyruar të marrë 2 herë kredi.

Nëna: Me thënë të drejtën të gjitha medikamentet i kemi blerë me lekë. Kosto se ka shkuar te 5 milionëshi edhe mos më tepër se kam ndenjur 11 muaj në spital.

Djali është me hope, ka ulje dhe ngritje. Ka ilace që janë mungesë në spital. Kosto e këtij medikamenti është 1 flakon 15 mijë lekë. Unë përdorja 60 flakonë, 900 mijë lekë të vjetra. Për ne ishte shumë e vështirë, burrin vetëm me një pension dhe u detyruam të merrnim kredi. 2 milion, pastaj 3  milionë lekë. Shumë e vështirë për ne. Kredia vjen shumë shpejt. Kemi marrë edhe kontrabandë.

Sa herë djali do merrte mjekime më thonin që e sjellim patjetër, por kur vinte dita nuk vinte. Të 4 herët do vi, por nuk e kanë sjellë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re