Punonjësit e vijës së parë në Rusi, SH.B.A., Mbretërinë e Bashkuar dhe kudo mund të përballen me rreziqe të mëdha në përpjekjet e tyre për të luftuar pandeminë e koronavirusit, por ata gjithashtu kanë vënë re edhe një vlerësim të madh nga njerëzit. Në Rusi, punonjësit e shëndetit thonë se përballen me frikë, mosbesim – dhe madje armiqësi të hapur, shkruan CNN.

Tatyana Revva, një  specialiste e kujdesit intensiv në spitalin qendror të qytetit të Kalach-on-Don në Rusinë jugore, shpërndau një video në fund të marsit për mungesat e pajisjeve.

Pasi videoja u bë virale, ajo deklaroi se u thirr në polici për këtë gjë.

“Më thirrën në polici dhe dhashë një deklaratë me një avokat, por një deklaratë tjetër kundër meje u dërgua në prokurori”, tha Revva për CNN përmes Skype.

Revva tha se autoritetet më pas kontrolluan disponueshmërinë e PPE dhe ventilatorëve në spitalin e saj, raporton

“Por kontrolli u krye një muaj pasi unë tregova për  problemet,” tha ajo. “Mund ta imagjinoni se sa mund të ishin blerë në një muaj pas  videos së bërë.”

Thashethemet dhe teoritë e komplotit ekzistojnë në Rusi rreth Covid-19: që virusi u shpik nga mjekët për të kontrolluar shoqërinë; që punonjësit e mjekësisë po fshehin numrin e vërtetë të viktimave nga publiku; ose që personeli mjekësor po i atribuon gabimisht vdekje Covid-19 për të marrë më shumë para nga qeveria. raporton

Teoritë e keqinformimit dhe të komplotit janë të përhapura në televizione dhe në rrjetet sociale ruse, dhe ekspertët e mediave thonë se ata po dëmtojnë besimin e publikut tek profesioni mjekësor.

Dëshpërimi i mjekëve rusë që përballen me  mungesën  e pajisjeve dhe presioni i madh ndaj tyre në punë, ka shfaqur debate në Rusi pas një seri vdekjesh misterioze: Një mjek i ambulancës së vijës së përparme, Aleksandër Shulepov, pësoi lëndime të rënda në kokë, pasi ra nga  dritarja- dy mjekë të tjerë vdiqën në rrethana të ngjashme, raporton

Por është koronavirusi që po vret një numër të madh të mjekëve rusë. Pak më shumë se 100 persona të personelit mjekësor kanë vdekur deri më tani, sipas shifrave zyrtare.

Por punonjësit e kujdesit shëndetësor, skeptik ndaj shifrave të qeverisë, kanë përpiluar numrin e tyre jozyrtar të kolegëve që vdiqën duke luftuar kundër pandemisë dhe përllogaritën më shumë se 300.

Edhe raportet zyrtare në mediat shtetërore kanë deklaruar se mijëra punonjës mjekësorë janë të  infektuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re