Banorët e lagjes së “3 Heronjve” në qytetin e Shkodrës duket se janë lënë në harresë të plotë nga pushteti lokal.

Rruga në këtë zonë është e amortizuar prej shumë vitesh dhe kalimi në këtë rrugë në stinën e dimrit bëhet mjaft i vështirë, sidomos për fëmijët që duan të shkojnë në shkollë.

Një problem tjetër në këtë zonë është edhe djegia e mbeturinave, një situatë që përsëritet çdo ditë dhe krijon një ndotje të madhe.

Banorët ankohen për Fax News për këto dy problematika dhe kërkojnë zgjidhje. Kjo lagje ndodhet pranë “Varrezave të Dëshmorëve” në Shkodër.

“Fëmijët bëhen ujë në këtë rrugë, si të mësojnë pastaj? Në dimër rrugët me gropa bëhen për t’u kaluar me varka. Shpresojmë të bëhemi si lagjet e tjera të Shqipërisë. Rriga boll e prishme eshte. Problem eshte per femijet. Mbeturinat nuk na lene. Digjen e del tymi siper. Problem eshte se kena mall me ccel penxhere, derë. ” – thotë një nga banoret e zonës.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re