Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italise ne “Loro Borici” tregoi problemet qe kane stadiumet ne qender te qytetit. Si asnjëherë me pare Shkodra ishte e blinduar nga qindra forca te policisë lokale dhe ato special te nisura nga Tirana. Nje plan masash qe nisi te zbatohet përpara sfidës beri qe qyteti verior te ishte si ne shtet rrethimi,  ndërsa kontrollet e tifozëve ishin mjaft te rrepta madje duke detyruar ata të futen ne stadium dy ore para fillimit të ndeshjes.
 
Vështirësitë e policisë ne menaxhimin e situatave sa here ka sfida ndërkombëtare jane te mëdha dhe duket se do te vazhdojnë te jene te tilla, pasi edhe projektet per ndërtimin e impianteve te reja federate i ka perënduar ne qendrat e qyteteve. Ne gjithe boten stadiumet ndërtohen ne periferitë e qyteteve dhe larg qendrave te banuara. Kjo per te shmangur edhe kostot sociale si dhe per te garantuar rendin e sigurinë.
 
Ekspertet kane evidentuar disa here rendësine qe ka vendosja e impianteve te futbollit jashtë qyteteve. Njësoj si qendrat tregtare të cilat ndërtohen ne periferi e njëjta metode duhet të ndiqet dhe me stadiumet. Sipas tyre ne një kohe kur infrastruktura e stadiumeve dhe objekteve te tjera ku ka grumbullim masive është brenda qendrave te banuara edhe puna e agjencive ligjzbatuese duhet të jetë me e madhe. Kjo  pasi grupet terroriste gjejnë metoda të reja për realizimin e qëllimeve te tyre.
 
Shqipëria nuk është imune ndaj terrorizmit dhe ne kushtet aktuale policisë dhe agjencive te tjera u duhet te angazhohen maksimalisht sa here kombëtarja luan me ekipet e mëdha ne Shkodër, Elbasan apo edhe ne kryeqytet. Madje ne shume raste përjashtohen kategori te ndryshme tifozësh per ta pasur me te lehte garantimin e rendit e sigurisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re