Klodian Daka, laboranti i grafisë ka folur për shërbimin e skanerit që mungon në spitalin e Pogradecit dhe detyron njerëzit që të shkojnë deri në Korçë. I pyetur nga Fax News, u shpreh se kërkesa për grafi është shtuar nga situata e Covidit dhe shpjegoi si funksionon shërbimi.

“Patjetër që ofrohet shërbimi i grafive. Rastet janë shtuar kohët e fundit, mund të bëhen 50-60 vizita në ditë. Të gjithë pacientët që vijnë të referuar ose nga mjeku specialist, ose nga miku i familjes i jepet shërbimi i grafive, pastaj shkojnë në drejtimin përkatës ku i ofrohet shërbimi nga mjekët.

Gjithmonë bëhet grafia, interpretohet nga mjeku radiolog, pastaj mjeku radiologu i drejton tek specialisti ose mjeku i familjes ku ka marrë recetën.

Pacientët e dyshuar për skaner i rekomandon ose mjeku specialist pneumolog, ose nga mjeku i familjes. Asnjëherë nuk mund të themi që duhet të bësh skaner me patjetër”, tha laboranti.

Në rastet kur janë në gjendje të rënduar, shpjegoi se i dërgojnë pacientët në Korçë ose Tiranë.

“Normalisht është urgjenca, mjeku i familjes, specialisti dhe ata e gjykojnë për skaner dhe e kemi në qytetin e Korçës dhe kush është në gjendje kritike e cojmë në Tiranë apo Pogradec, sipas gjendjes. Pogradeci nuk ka pasur asnjëherë skaner dhe do ishte mirë të kishte”, u shpreh laboranti.

(A.M/Faxweb.al)



/faxweb

loading...