Skip to content

Mungesa e testimeve për Covid-19, Avokati i Popullit kërkese urgjente Manastirliut

Avokati i Popullit i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që të rrisë numrin e testimeve të popullsisë në kuadrin e pandemisë globale të covid-19.

Institucioni i Avokatit të Popullit i ka rekomanduar Ministrisë, që të marrë masa të menjëhershme për gjetjen e mundësive për shtrirjen masive, dhe kryerjen e testeve të qytetarëve për COVID-19 duke iu referuar nenit të Kushtetutës së vendit i cili sanksionon se “shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetësor nga shteti”, si dhe ligjeve për “Shëndetin publik”.

Sipas rekomandimit, masat duhet të jenw në përputhje me modelin e ofrimit të shërbimit shëndetësor në vend, për çdo shërbim mjekësor e duke zbatuar udhëzimet e OBSH-së.

Avokati i Popullit gjithashtu kërkoi informim dhe transparencë më të mirë në lidhje me sasitë e tamponëve testues dhe kapacitetin për testuar.

Njoftimi i plotë

AVOKATI I POPULLIT KËRKON NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË GARANTIMIN E TË DREJTËS SË QYTETARËVE PËR TESTIM NË KUADRIN E PANDEMISË SË COVID-19

Avokati i Popullit i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë me anë të një rekomandimi që të rrisë numrin e testimeve të popullsisë në kuadrin e pandemisë globale të covid-19.

Institucioni i Avokatit të Popullit e vlerëson të drejtën për t’u diagnostikuar dhe për të marrë trajtim mbi bazen e testimeve, si një të drejtë të njohur nga ligji. Rezulton se kjo e drejtë nuk mundësohet për qytetarët në masën e nevojshme por është e kufizuar vetëm në domosdoshmëri.

Duke iu referuar nenit të Kushtetutës së vendit i cili sanksionon se “shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetësor nga shteti”, si dhe ligjeve për “Shëndetin publik”, Avokati i Popullit i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë që të marrë masa të menjëhershme për gjetjen e mundësive për shtrirjen masive dhe kryerjen e testeve të qytetarëve për COVID-19 në përputhje me modelin e ofrimit të shërbimit shëndetësor në vend për çdo shërbim mjekësor e duke zbatuar udhëzimet e OBSH-së.

Gjithashtu Avokati i Popullit ka kërkuar informim dhe transparencë më të mirë në lidhje me sasitë e tamponëve testues dhe kapacitetin për testuar si dhe garantimin e të drejtës për testim të çdo qytetari shqiptar.

/shqip