.Proçesi I pajisjes me çertifikata pronësie për tokat bujqësore, I zvarritur prej 28 vitesh, ka si pengesë edhe mungesën e specialistëve topografë.
 
Bashkitë e rajonit juglindor ndeshin vështirësi të shumta në punësimin e topografëve, e si rrjedhim krijohen probleme të shumta në atë që njihet teknikisht si rilevimi I tokave bujqësore.
 
Topografët kërkohen me qiri, dhe nuk është se mungojnë profesionistët e këtij specialiteti.
 
Por, ata preferojnë të punojnë privatisht dhe jo me atë që e konsiderojnë si një pagesë modeste nga ana e bashkive.
 
Shqetësimi për refuzimin e topografëve për t’u punësuar në njësitë e qeverisjes vendore, e ngritën përgaqsues të bashkive Korçë, Devoll, Maliq, Pogradec dhe Ersekë.
 
Në një takim me Prefektin e Qarkut z. Dhori Spirollari për çështjet e rregjistrimit të tokave, ata thanë se ky proçes frenohet edhe nga mungesa e topografëve.
 
Bashkia Korçë, ka gjetur një lloj zgjidhje nëpërmjet tenderimit. Bashkia Devoll e ka vakant vendin e topografit, por askush nuk tregon interes.
 
Mungesa e tij, sjell ankesa të shumta dhe probleme tek banorët e rrethit Devoll. Bashkia Maliq, ka të punësuar një topograg pensionist.
 
Në rrethin e Pogradecit, ky specialist paguhet privatisht nga banorët, duke I ritur koston e rilevimit e çertifikimit të tokës bujqësore.
 
Duke u njohur me këtë situatë, Prefekti Spirollari ka kërkuar të gjendet një zgjidhje sa më e përshtatshme që bashkitë të kenë në dispozicion topografët e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re