Banorët e Dropullit të Sipërm kane protestuar mëngjesin e sotëm për mungesën e transportit publik nga fshatrat e thella të kësaj njësie vendore në drejtim të destinacioneve te tjera.

Sot në këtë pjesë të Gjirokastrës nuk funksionon asnjë linje publike dhe kësisoj taksitë janë e vetmja alternative.

Një të moshuari për të shkuar në Gjirokastër me qëllim ekzaminime ne spitalin rajonal, i duhet te paguajë koston e transportit me një vlerë 20 fish më shumë nga tarifa standarte e shërbimit urban.

Banorët e kësaj treve janë kryesisht të moshuar pasi emigracioni bën të veten.

Banorët të mbledhur ne fshatin Vrisera, akuzojnë Bashkinë e Dropullit për këtë anomali dhe vuajtje qe u shkakton mungesa e transportit urban pasi qarkullimi me taksi eshte i pamundur per shkak te çmimeve stratosferike qe ofrojne.

Banoret kanë kërcënuar me bllokim të aksit nacional në drejtim te Pikës Kufitare te Kakavijës nëse Bashkia e Dropullit nuk merr masa konkrete.

“Ta dimë se kush  e ka fajin, qeveria, bashkia?  Uk mund të marrim një taksi. Janë 17 fshatra që e kanë problem. Kemi ardhur këti, kemi mblidhur edhe firmat, asnjë nuk e can kokën. Do  ebllokojmë Kakavijën. Prej 3 vitesh afërsisht e kemi problem. Do e bllokojmë. Të na zgjidhin problemin. Fajtori është bashkiaku”-u shprehen banorët.

Nga ana e tij kreu i Bashkise Dropull Dhimiter Toli pranon problemin por nuk i jep zgjidhje pasi sic thote anomalia ka ardhur pasi firmat e transportit te udhetareve qe operojne ne kete linje kane hedhur ne gjyq njera-tjetren.

Njesia Administrative Dropulli i Siperm ka 7 mije banore dhe shumica e tyre te moshuar. Privimi i tyre per te pasur transport publik ka 2 vjet qe nuk i eshte dhene zgjidhje.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re