Skip to content

Mungesa e tregut, fermerët e Jagodinës drejt falimentimit: Kemi dalë me humbje, po i hedhim prodhimet në kanal

WhatsApp Image 2022 05 03 at 12.13.20

Faxnews ka qenë sot pranë fermerëve të Jogodinës, që ndodhet vetëm pak kilometra larg Elbasanit.

Fermerët thonë se për shkak të mungesës së tregut, i hedhin prodhimet në kanal ndërsa kanë dalë me humbje këtë vit.

Ata thonë se produktet bujqësore shiten më cmime të ulëta, ndërsa tregtarët janë ata që i shesin shtrenjtë, duke dalë të fituar.

Teksa janë përballur me rritjen e plehrave kimike, shprehen të zhgënjyer pasi vitin tjetër do të reduktojnë sipërfaqet e mbjellura.

“Nuk shiten, po i hanë bagëtitë, kam sera vetë. Serat janë në kulmin e prodhimit. Asnjë nuk është interesuar. Unë mbaj vica, lopë. Kam 10 dylym tokë që i kam me qera. Vetëm shpenzimet mbi 3 mln lekë, vetëm për ta mbjellë, fara , plehra. Shteti të vë dorë të tregu”.

“Ne kërkojmë të ulen plehrat. Do mbjellë se nuk kam ku vete. Dalim jek e jek, dalim edhe me humbje”.

“Nuk kemi treg për ti shitur, u detyruam ti hedhim nëpër kanale. Janë shumë minus këtë vit fermerët. Janë detyruar të shkojnë drejt falimentimit. Do pakësohen edhe serat me të mbjella në vitin e ardhshëm. Fitojnë tregtarët, e marrim me cmim të ulët dhe e shesin shtrenjtë”.

në Facebook, klikoni Join Group

…

/faxweb