Zv.ministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari, ka folur mbrëmjen e sotme për akesat e fermerëve në lidhje me mungesën e tregjeve.

 

Teksa ishte i ftuar në studion e lajmeve të Vizion Plus, Jaupllari tha se një nga problemet që ka blegotira shqipotare është se kemi fermerë të vegjël.Ai deklaroi se nëse fermerët do të bashkohen, atëherë do të jetë më e lehtë të dilet në treg për produktet tradicionale dhe të bëhemi faktor.

 

“Prodhem i madh për tregun është se ne jemi fermerë të vegjël. Ne duhet të bashkohemi. Kjo bashkësi e madhe të bën faktor në treg. Ne duhet të gjejmë treg edhe për produktet tradicionale, apo të mendojmë që djathrat tona, traditën tonë ta nxjerrim në treg dhe të themi shikojeni, reklamojeni djathin tonë, por në radhë të parë ne duhet ta sigurojmë këtë qumësht si lëndë të parë që ttë jetë i certifikuar”, u shpreh ai.

 

Gjithashtu, zv.ministri parashikoi një vit optimist për blegtorinë shqiptare dhe kërkoi mbështetje e subvencion për të.

 

“Bujqësia në këtë krizë të madhe të këtij vit, në këtë kohë lufte ka performuar jashtëzakonsiht mirë. Pavarësisht se ka një ngritje të pakët, nuk ka pasur rënie. Patjetër presim që 2023 të jetë vit optimist për blegtorinë shqiptare. Blegtoria duhet patjetër të mbështetet, të lartësohet. Të subvecionohet”, theksoi Jaupllari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re