Banorët e fshatit Kuç i Zi në bashkinë e Korçës kanë protestuar ditën e sotme për mungesën e ujit të pijshëm. Në kushte të mungesës së ujit kanë qënë të detyruar të mbushin ujë në puset e hapura nga vetë banorët, ujë që nuk është i mjaftueshëm e mbi të gjitha nuk mund të konsumohet për shkak të mungesës së analizave. Ata kanë bërë me dije se prej ditësh nuk kanë pasur ujë në banesat e tyre ndërkohë që vetëm ditën e sotme uji ka ardhur për pak minuta në orët e mëngjesit.

 

Kryeplaku i fshatit Kuç i Zi, Refat Beqirllari ka theksuar se përsa kohë ndërmarja e Ujësjellës Kanalizimeve nuk menaxhon si duhet furnizimin me ujë të pijshëm në këtë fshat, menaxhimi tu kalojë vetë banorëve sikundër ka qënë më parë.

 

Kjo gjendje sipas zëdhënëses për shtyp të ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime Korçë, Ina Kosta, është krijuar pasi ndërmarrja po punon tek burimet e këtij ujësjellësi me qëllim ndërtimin e dy pusetave të tjera. Problemet kanë qënë të mbartura dhe tani Ujësjellës Kanalizime Korçë po punon për normalizimin e situatës. Fshati Kuç i Zi, që ndodhet vetëm pak km larg nga qyteti i Korçës, ka afërsisht 200 shtëpi dhe më shumë se 800 banorë.

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png