Vitamina B12 ndihmon trupin të prodhojë qelizat ekuqe të gjakut dhe AND-në. Gjithashtu vitamina B12 si edhe acidi folik merr pjesë ne krijimin e qelizave dhe nxit proceset e rritjes së trupit. Pra, është e qartë se sa është e rëndësishme Vitamina B12 sidomos gjatë shtatzënësisë, kur trupi i ri krijohet dhe rritet.

Vitamina B12 gjendet vetëm në produktet me origjinë shtazore si mëlçia, mishi, vezët, qumështi dhe djathi.

Sasia e rekomanduar çdo ditë për personat mbi 14 vjeç është 2.4 mcg në ditë. Për gratë shtatzëna është 2.6 mcg në ditë, ndërsa për ato që ushqejnë fëmijën me gji është 2.8 mcg.

Këto janë disa nga ushqimet më të pasura me këtë lëndë ushqyese shumë të rëndësishme:

Mëlçi viçi: 85 gramë kanë më shumë se 70 mcg vitaminë B12.

Biftek viçi: 85 gramë biftek i gatuar përmban 1.4 mcg.

Trofta dhe salmoni: Një racion me salmon ose troftë përmban gati të gjithë dozën e vitaminës B12 të përcaktuar çdo ditë për të rriturit.

Veza: Një vezë ka 10% të sasisë së rekomanduar çdo ditë.

Qumështi: Një gotë me qumësht me pak yndyra ka 1.2 mcg vitaminë B12.

Burimi: Health

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re