Vitamina D ka një ndikim shumë më të madh në shëndet sesa mendohej më parë. Kohët e fundit janë publikuar gjithnjë e më shumë studime që tregojnë shkallën në të cilën vitamina D ka ndikim në zhvillimin dhe përparimin e disa llojeve të kancerit. Ajo që është e re është vëzhgimi se mungesa e vitaminës D mund të jetë gjithashtu një tregues se sa agresiv është një tumor. Kjo u vëzhgua dhe u analizua duke përdorur një grup burrash që kishin vuajtur tashmë nga kanceri i prostatës.

Mungesa e vitaminës D rrit rrezikun e kancerit

Përveç shumë efekteve të tjera pozitive, vitamina D ka një ndikim të rëndësishëm edhe në sistemin imunitar. Nëse trupit i mungon vitamina D, humbet aftësinë për të njohur dhe për të luftuar qelizat malinje.

Ndryshimet në materialin gjenetik toleroen më shumë. Si rezultat, mungesa e vitaminës D hap derën për shumë sëmundje, përfshirë kancerin.

Prandaj, trajtimi i mungesës të vitaminës D ndihmon lidhur me parandalimit, trajtimit dhe prognozës së rrjedhës së sëmundjeve tumorale.

Vitamina D rrit shanset për të mbijetuar nga kanceri

Për shembull, një përmbledhje e botuar në korrik 2014 tregoi se pacientët me kancer që kishin nivele më të larta të vitaminës D në diagnozë kishin shanse më të mira për të mbijetuar dhe mbetën në remision më gjatë se pacientët me mungesë të vitaminës D (nën 75 nmol/L ose nën 30 ng/ml).

Sipas këtij studimi, një rritje në nivelet e vitaminës D me 10 nmol/l (4 ng/ml) lidhet me një rritje prej 4 % të shkallës së mbijetesës tek pacientët me kancer – veçanërisht në kancerin e gjirit dhe kancerin e zorrës së trashë, si dhe ndryshimet malinje në ind limfatik.

Studiuesit e përfshirë këshilluan:

”Mjekët duhet të marrin gjithmonë parasysh nivelet e vitaminës D te pacientët me kancer”.

Sa më i ulët të jetë niveli i vitaminës D, aq më agresiv është kanceri

Një studim i botuar në gazetën “Clinical Cancer Research Journal” madje sugjeroi një lidhje të mundshme midis mungesës së vitaminës D dhe tumoreve veçanërisht agresive të prostates.

Ky ishte rezultati i vëzhgimeve mbi 667 burra të moshës 40 deri në 79 vjeç. Pjesëmarrësit në studim ishin amerikanë – me origjinë evropiane dhe afrikane.

Veçanërisht në mesin e afrikano-amerikanëve, u tregua se nivelet e ulëta të vitaminës D lidhen me shfaqjen e tumoreve veçanërisht agresive të prostatës.

Tek meshkujt me prejardhje evropiane, shkalla e agresivitetit të tumorit u rrit kur niveli i vitaminës D ishte nën 12 ng/ml. Tek burrat me origjinë afrikane, një nivel i vitaminës D më pak se 20 ng/ml ishte i mjaftueshëm për të rritur kancerin e prostatës malinje.

Prandaj, nivelet e ulëta të vitaminës D mund të rrisin rrezikun e kancerit dhe të rrisin agresivitetin e tumorit përkatës. Nëse keni kancer të çdo lloji, duhet patjetër të mbani një sy në nivelin tuaj të vitaminës D dhe, nëse është e nevojshme, ta çoni atë në një nivel të shëndetshëm me suplemente ushqimore me cilësi të lartë.

Përshtati nga Gjermanishtja në Shqip: Marsida Bregasi

Burimi: https://www.zentrum-der-gesundheit.de/news/gesundheit/allgemein-gesundheit/vitamin-d-mangel-krebs

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re