Skip to content

“Mungesa juaj e kontrollit ka sjellë vjeljen e tolerancës tonë”- Çelja e sesionit të ri parlamentar, Spiropali i drejtohet opozitës: Një qasje tjetër në ballafaqimin tonë do të…

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në fjalimin përshëndetës në çeljen sesionit të ri parlamentar, i është drejtuar opozitës, duke thënë se “mungesa juaj e kontrollit ka sjellë bjerrjen e tolerancës tonë”, ndërsa theksoi se rast pas rasti, të dyja bashkë kanë shkaktuar cenim të cilësisë së parlamentit.

Spiropali gjithashtu u shpreh se qasja tjetër në ballafaqimin mes opozitës dhe mazhorancës do kishte sjellë një vlerë tjetër, por theksoi se nuk beson që do të ndodhë dhe shtoi se do të bëhen dëshmitarë të mendësisë së vjetër që yxhymin dhe yryshin mbi kundërshtarin e sheh si armë politike që vret armikun politik.

“Në këtë fillim sesioni ju bëj të gjitha palëve në këtë sallë thirrjen time të sinqertë: t’i mbrojmë deri në fund pikëpamjet dhe qëndrimet tona, por me etikë parlamentare, duke respektuar institucionin e Kuvendit të Shqipërisë dhe qytetarët që na kanë votuar e na ndjekin.

Shpesh jemi sjellë si shkak dhe pasojë të njëri-tjetrit, ku mungesa juaj e kontrollit ka sjellë bjerrjen e tolerancës sonë, por rast pas rasti, të dyja bashkë, kanë shkaktuar cënim të cilësisë së vetë Parlamentit, si një pushtet nga i cili buron edhe pushteti ekzekutiv dhe ndikon në të gjithë jetën e vendit.

Unë besoj fort se një qasje tjetër në ballafaqimin tonë, duke nisur nga rikonsiderimi i klishesë së vjetër të armiqësisë që nuk ndryshon dhe ndryshimi në konceptimin e asaj që mund të quhet marrëdhënie, marrëveshje apo kompromis që nuk ka të bëjë me vetë armiqësinë, do të kishte sjellë padyshim një vlerë krejt tjetër në fuksionimin e pushtetit legjislativ.

Debati dhe jo beteja që e bën çdo Çelo me apo pa mustaqe, ndeshja e paprerë si të ndryshëm në ide, por të barabartë në të drejta, është rruga e vetme drejt të cilës herët a vonë, por shumë më mirë vonë sesa kurrë, ne do të detyrohemi të ecim.

A kemi shanse të hedhim një hap në këtë drejtim në këto pak muaj të mbetur të kësaj legjislature? Optimizmi i sesionit të ri të legjislaturës duhet të më detyronte të thosha Po, do të ndodhë! Po, ka ardhur dita!

Por në të vërtetë nuk besoj se do të ndryshojë. Madje për më shumë, si në një film skematik që ka humbur ngjyrat e kuptimin, me të njëjtët aktorë pa ngjyra dhe sipas skemës së vjetër, ne do të bëhemi rishtas dëshmitarë dhe dëshmorë të mendësisë së vjetër që yxhymin dhe yryshin mbi kundërshtarin e sheh si armë politike që vret armikun politik.

Duke peshuar namuzin këtej dhe duke ju dhënë pa kushte marazit andej, shumë andej nga pakica e kësaj salle dhe më pak nga shumica e saj, çdokush mund të bëjë dhe një përballje me pyetjen e thjeshtë: kjo është arsyeja se pse ndodhem në këtë sallë?

Unë besoj fort se vetëm të verbërit nuk shohin se kohët kanë ndryshuar. Se vetë Shqipëria, edhe pse jo sa duhet dhe jo gjithmonë siç duhet, ka ndryshuar në mënyrë të pakrahasueshme me një dekadë më parë. Kanë ndryshuar qytetarët, pritshmëritë e tyre dhe qasja e tyre ndaj politikës. Ka ndryshuar dhe nevoja për atë cfarë politika duhet të afrojë!

Jo pa keqardhje mendoj se më pak se çdo gjë ka ndryshuar mendësia e të bërit politikë, e cila shpesh, në thelbin e saj ka mbetur ende në llogoret e viteve 90-të, por fatkeqësisht, e pashoqëruar me entuziazmin dhe idealizmin e asaj kohe, ku edhe pse dinim shumë më pak, gabimet ndodhnin nga padija dhe jo nga ligësia, ndodhnin nga nguti për të kapur kohën e humbur, por jo nga llogaria për cfarë mund të fitohej individualisht.

Si Kryetare e Kuvendit, gjykoj se mund të nënvizoj si ftesë e lutje për një mundësi tjetër më shumë. Një ftesë të vjetër, të ripërsëritur për të qenë bashkë në identifikimin e disa prioriteteve që do të duhet të realizojmë e të ndjekim bashkërisht deri në fund të kësaj legjislature.

Kjo trupë, njëlloj si individi mund të turpërohet edhe brenda një minute, kurse për të bërë punë të mira, me durim dhe pasion, kjo është një kohë që nuk lejon të humbasë asnjë minutë më shumë”, tha Spiropali.

LEXO EDHE: Nis sesioni i ri parlamentar, deputetët nderojnë Himnin Kombëtar në këmbë. Spiropali: Kuvendi do ta kryejë detyrën në lartësinë që e detyron Kushtetuta

Fjala e plotë e Spiropalit:

Të nderuar Kolegë,

Mirë se u takuam sërish në epilogun e kësaj legjilature, në çelje të sesionit të ri parlamentar.

Shërbimi i protokollit më sugjeroi që këtë fjalë te parë ta mbaja nga poltrona e Kryetarit të Kuvendit, zgjodha të zbres në podium për të ridëshmuar qoftë dhe formalisht se ndjej që vendi im është pikërisht ky, mes të barabartëve me njëri-tjetrin, por kaq të ndryshëm nga njeri-tjetri.

Kanë mbetur vetëm pak muaj deri në momentin e ritakimit tonë përballë votuesit që na rreshtoi në këto raporte numrash para rreth 40 e kusur muajsh, që nga prilli i vitit 2021.

Në ballafaqimin e ardhshëm elektoral, secili nga ne do të shkojë me bilancet e veta politike, me pritshmëritë e realizuara dhe me brengat për çfarë do të mund të kishin bërë ndryshe apo çfarë do të duhej të kishim bërë më mirë.

Është e pamundur të ndryshojmë të shkuarën tonë të përbashkët në këtë sallë; pendesa për veprime dhe gjykime të gabuara vlen vetëm për të gjetur forcë për të korrigjuar çfarë mund të bëjmë ndryshe, por edhe më mirë, në këtë të nesërme fare të afërt.

Unë besoj fort se reflektimi duhet të jetë i përbashkët mes nesh, një reflektim që përfshin edhe qortimin e së shkuarës, edhe projeksionet për të ardhmen. Sa për një gjykim të parë, shumica e kësaj salle mund të ishte më tolerante. Të gjykonte duke u bazuar në kujtimet kur ajo vetë ishte pakicë, kurse pakica duhet të ishte më e vetëkontrolluar. Duhej të ishte, se paku në gjykimin tim, më pak luftarake dhe shumë me shume politike.

Në këtë fillim sesioni ju bëj të gjitha palëve në këtë sallë thirrjen time të sinqertë: t’i mbrojmë deri në fund pikëpamjet dhe qëndrimet tona, por me etikë parlamentare, duke respektuar institucionin e Kuvendit të Shqipërisë dhe qytetarët që na kanë votuar e na ndjekin.

Shpesh jemi sjellë si shkak dhe pasojë të njëri-tjetrit, ku mungesa juaj e kontrollit ka sjellë bjerrjen e tolerancës sonë, por rast pas rasti, të dyja bashkë, kanë shkaktuar cënim të cilësisë së vetë Parlamentit, si një pushtet nga i cili buron edhe pushteti ekzekutiv dhe ndikon në të gjithë jetën e vendit.

Unë besoj fort se një qasje tjetër në ballafaqimin tonë, duke nisur nga rikonsiderimi i klishesë së vjetër të armiqësisë që nuk ndryshon dhe ndryshimi në konceptimin e asaj që mund të quhet marrëdhënie, marrëveshje apo kompromis që nuk ka të bëjë me vetë armiqësinë, do të kishte sjellë padyshim një vlerë krejt tjetër në fuksionimin e pushtetit legjislativ.

Debati dhe jo beteja që e bën çdo Çelo me apo pa mustaqe, ndeshja e paprerë si të ndryshëm në ide, por të barabartë në të drejta, është rruga e vetme drejt të cilës herët a vonë, por shumë më mirë vonë sesa kurrë, ne do të detyrohemi të ecim.

A kemi shanse të hedhim një hap në këtë drejtim në këto pak muaj të mbetur të kësaj legjislature? Optimizmi i sesionit të ri të legjislaturës duhet të më detyronte të thosha Po, do të ndodhë! Po, ka ardhur dita!

Por në të vërtetë nuk besoj se do të ndryshojë. Madje për më shumë, si në një film skematik që ka humbur ngjyrat e kuptimin, me të njëjtët aktorë pa ngjyra dhe sipas skemës së vjetër, ne do të bëhemi rishtas dëshmitarë dhe dëshmorë të mendësisë së vjetër që yxhymin dhe yryshin mbi kundërshtarin e sheh si armë politike që vret armikun politik.

Duke peshuar namuzin këtej dhe duke ju dhënë pa kushte marazit andej, shumë andej nga pakica e kësaj salle dhe më pak nga shumica e saj, çdokush mund të bëjë dhe një përballje me pyetjen e thjeshtë: kjo është arsyeja se pse ndodhem në këtë sallë?

Unë besoj fort se vetëm të verbërit nuk shohin se kohët kanë ndryshuar. Se vetë Shqipëria, edhe pse jo sa duhet dhe jo gjithmonë siç duhet, ka ndryshuar në mënyrë të pakrahasueshme me një dekadë më parë. Kanë ndryshuar qytetarët, pritshmëritë e tyre dhe qasja e tyre ndaj politikës. Ka ndryshuar dhe nevoja për atë cfarë politika duhet të afrojë!

Jo pa keqardhje mendoj se më pak se çdo gjë ka ndryshuar mendësia e të bërit politikë, e cila shpesh, në thelbin e saj ka mbetur ende në llogoret e viteve 90-të, por fatkeqësisht, e pashoqëruar me entuziazmin dhe idealizmin e asaj kohe, ku edhe pse dinim shumë më pak, gabimet ndodhnin nga padija dhe jo nga ligësia, ndodhnin nga nguti për të kapur kohën e humbur, por jo nga llogaria për cfarë mund të fitohej individualisht.

Si Kryetare e Kuvendit, gjykoj se mund të nënvizoj si ftesë e lutje për një mundësi tjetër më shumë. Një ftesë të vjetër, të ripërsëritur për të qenë bashkë në identifikimin e disa prioriteteve që do të duhet të realizojmë e të ndjekim bashkërisht deri në fund të kësaj legjislature.

Kjo trupë, njëlloj si individi mund të turpërohet edhe brenda një minute, kurse për të bërë punë të mira, me durim dhe pasion, kjo është një kohë që nuk lejon të humbasë asnjë minutë më shumë.

Më lejoni të ndaj disa të tilla me ju:

duke nisur me lidershipin e Kuvendit në procesin e antarësimit të Shqipërisë në bashkimin Evropian.

Gjithëpërfshirja dhe garantimi i legjitimitetit demokratik në këtë proces është një prioritet absolut për të gjithë, ku nuk ka vend për dallim mes të majtësh dhe të djathtësh.

Dhe ky nuk është teprim. Eshtë një imperative e kësaj kohe të trazuar, e një gjeopolitike e cila tashmë ka krijuar një klimë krejt tjetër sigurie në të cilën Shqipëria duhet të orientohet në mënyrën e duhur. Dhe që e kualifikon si shkak armiqësinë tonë të përditshme, po aq sa Çeloja mustaqet e tij sebep për sherr.

Duke nisur me Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian dhe Komisionin për Çështjet Europiane që do të kenë gjithë mbështetjen time:

– për zbatimin e legjislacionit dhe detyrimeve të Kuvendit në procesin e integrimit,

– angazhimet e Planit të Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2023 për Kuvendin,

– për të rritur kontrollin ndaj qeverisë dhe monitorimin e institucioneve të pavarura për përmbushjen e detyrimeve në kuadër të anëtarësimit në BE,

– garantimin e koordinimit të veprimtarisë së Komisionit për Çështjet Europiane me veprimtarinë legjislative të Kuvendit,

– si dhe realizimin me sukses të takimit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri më 28 tetor.

Kuvendi do të vijojë të mbështesë partneritetet strategjike të Shqipërisë me aleatët tanë të mëdhenj, Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Europian, NATO-n dhe bashkëpunimin me të gjitha vendet dhe organizatat aleate.

Do të vijojmë bashkëpunimin me parlamentet e vendeve mike e partnere dhe organizatat ndërkombëtare, për zbatimin e projekteve në proces e identifikimin e ideve dhe projekteve të reja të bashkëpunimit, për rritjen e produktivitetit, efektivitetit dhe eficencës së veprimtarisë së Kuvendit dhe të shërbimeve parlamentare.

Gjatë sesionit të kaluar Kuvendi ngriti dy komisione të posaçme, të cilët do të vijojnë punën gjatë këtij sesioni: Komisionin “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për “Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”” dhe Komisionin “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.

Rikonfirmoj dhe ju siguroj se qëllimi i këtyre komisioneve është:

– Avancimi i reformave, në mënyrë që të mos ketë asnjë kthim mbrapa;

– Mbështetja dhe fuqizimi i institucioneve të pavarura dhe i pavarësisë së degëve të qeverisjes, që ato të rrisin përgjegjshmërinë dhe transparencën para vendit dhe qytetarëve;

– Konsolidimi i vlerave dhe institucioneve demokratike;

– Përshpejtimi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian;

– Bashkëpunimi për luftën kundër korrupsionit;

– Transparenca e qeverisjes, veprimtarisë parlamentare dhe kontrollit parlamentar ndaj medias, qytetarëve dhe shoqërisë.

Është pozitive që bashkëpunojmë dhe do të bashkëpunojmë për komisionet hetimore sepse bashkarisht duhet të zbulojmë gabimet e punës së institucioneve dhe të nxjerrim përgjegjësitë dhe përgjegjësit

Por këtë frymë për gjetjen e përgjegjësive të viteve të kaluara duhet ta shtrijmë edhe në bashkëpunimin për konsolidimin e institucioneve dhe të vlerave demokratike për vitet që vijnë.

Në frymën e bashkëpunimit për ngritjen e komisioneve hetimore, të kontributit për integrimin europian dhe të zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për reformën zgjedhore, opozita të marrë vendin dhe përgjegjësitë e saj në këto komisione të posacme dhe të konsiderojë kontributin e saj pjesë të misionit parlamentar, politik e kombëtar.

Unë e garantoj për akses të plotë në vendim-marrjen e këtyre komisioneve.

Të provojmë se jemi ligjvënës të denjë, bashkëndërtues të institucioneve dhe bashkëmbrojtës të vlerave demokratike.

Të shndërrojmë Kuvendin në një hapësirë lirie, por edhe në arenën e një ushtrimi të vështirë përgjegjësie dhe përgjegjshmërie.

 

“”