Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me fermerët në Lushnje, prej ku lajmëroi se PD do të ketë shumë shpejt gati një program për ta.

Ai foli për zgjidhjet që Partia Demokratike po përgatit për të nxjerrë bujqësinë nga kriza.

Sipas Bashës, fermerët “përballen me vështirësi të shumta, që nga mungesa e mbështetjes për bujqësinë, mungesa e tregut, rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, largimi i të rinjve.”

Postimi i kreut të PD-së:

Me banorë të Fier-Sheganit, diskutuam për problemet e tyre dhe për zgjidhjet që nevojitet për ta.

Ata përballen me vështirësi të shumta, që nga mungesa e mbështetjes për bujqësinë, mungesa e tregut, rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, largimi i të rinjve, për shkak të mungesës së perspektivës nga keqqeverisja dhe korrupsionit i përhapur kudo.

Dëgjova me vëmendje sugjerimet e tyre për t’i dhënë fund kësaj situate. Partia Demokratike është në krah të tyre. Ne jemi çdo ditë pranë njerëzve, diskutojmë dhe bashkëpunojmë me ta, për të ndërtuar sëbashku alternativën që qytetarët presin. Shumë shpejt do të kthehem pranë tyre për t’i njohur ata me programin, ekipin dhe vizionin tonë për të ardhmen dhe për një politikë në shërbim të tyre.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re