
Ervin Salianji nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Përmes një reagimi, duke i paraprirë edhe një përjashtimi të mundshëm nga kreu i PD, Sali Berisha, Salianji deklaroi se e ka marrë këtë vendim që vëmendja të mos shmanget nga skandalet Rama-Balluku dhe ai i AKSHI-t.
“Sot nuk mora pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD që mos t’iu jap mundësi ta shmangin vëmendjen nga skandali Rama-Balluku dhe skandali i AKSh-it”, thotë Salianji në reagimin e tij.
Ditën e sotme Berisha paralajmëroi dhe përjashtimin e ish-deputetit Ervin Salianjii, të cilin e akuzoi për bashkëpunim me Suel Çelën, kreu i bandës së Elbasanit, për organizimin e takimit të djeshëm me qytetarët në këtë qytet.
LEXO EDHE: Takimi në Elbasan i organizuar nga Suel Çela? Berisha paralajmëron Salianjin: Kushdo që tejkalon vijën e kuqe…



