Kryedemokrati Sali Berisha prej katër ditësh ka mungur në publik, si edhe nuk u shfaq në SPAK për zbatimin e masës “detyrim paraqitje” për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Ditën e sotme, ish-kryeministri është rikthyer në një konferencë për mediat nga selia blu.

Sali Berisha u pyet mbi gjendjen e tij, ndërsa kreu i PD-së sqaroi se kishte një problem shëndetësor.

Ai u shpreh se u përball me një gjendje virale, por theksoi se “kaloi pa asnjë ndikim të veçantë”.

“Jam transparent nuk bëj si ai tjetri. Unë një ditë po pata problem shëndetësor njoftoj publikun, kisha gjendje virale që kaloi pa asnjë ndikim të veçantë”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko