Një pjesë e madhe e vende europiane po përballen me mungesë të disa prej ilaçeve.

 

Prej dy javësh rreth 40 KOMPANI farmaceutike në Francë kanë filluar prodhimin e kapsulave të antibiotikut amoksicilinë për fëmijët ndërsa vendi përballet me mungesa të barnave.

 

Në fund të vitit të kaluar farmacitë në Britani dhe Francë njoftuan se po u mbaroheshin rezervat e antibiotikëve kryesorë ndërsa këto vende aktualisht po përballen me infeksione virale dimërore.

 

Rritja vjen pas dy vitesh gjatë të cilave masat e Covid-19 si karantina, vetëizolimi dhe vendosja e maskave ulën ndjeshëm shkallën e sëmundjeve të tilla. Spitalet në Francë janë vënë nën presionin e një numri në rritje të pacientëve pasi vendi përballet nje virus stinor që ka prekur kryesisht fëmijët.

 

Shqetësimi tjetër kryesor për familjet franceze është vështirësia në gjetjen e paracetamolit, veçanërisht dozat për fëmijët. Kompanitë farmaceutike që kishin shkurtuar prodhimin për shkak të rënies së kërkesës më parë, tani po përpiqen të përmbushin porositë në rritje, duke shkaktuar vonesa.

 

Edhe në Greqi farmacitë kanë mungesë të konsiderueshme të disa prej ilaçeve.

 

Shpërthimi i viruseve të stinës, mungesa e lëndëve të para për ambalazhimin e barnave dhe rezervat e pakta në magazinat farmaceutike e kanë rënduar problemin.

 

Ministri grek i Shëndetësisë paralajmëroi kompanitë që të respektojnë masat e vendosura nga autoritetet në një përpjekje për të përballuar mungesat.

 

Gjithashtu alarmi i mungesës së barnave është ngritur në Itali ku ka një kërkesë shumë të lartë për të trajtuar gripin. Jashtë Evropës, amoksicilina është me mungesë që nga tetori.

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png