Prej disa ditësh qytetarët po përballen me çmime më të rritura për produktet e shportës dhe kjo sipas Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar lidhet me nevojën e Shqipërisë për të importuar. Kreu i KASH, Agim Rrapaj deklaroi se prodhimi shqiptar nuk mbulon nevojën e konsumatorëve dhe kur importojmë produkte me çmim më të lartë, kjo do të pasqyrohet edhe në tregun tonë.

 

AGIM RRAPAJ

KREU I KËSHILLIT TË AGROBIZNESIT SHQIPTAR

 

“Jemi në ekonomi tregu, vendos çmimi dhe oferta. Ne kemi ofertë, produkte, por nuk i realizojmë ato 100%. Ne importojmë ushqime 4 herë më shumë sesa prodhojmë në Shqipëri për nevojat e konsumatorit. Kërkesa dhe oferta nuk përputhet. Po punojmë fort që të realizojmë rritjen e kësaj oferte që të balancojmë ofertën me kërkesën.”

 

Për të vënë në balancë kërkesën dhe ofertën, Rrapaj renditi disa probleme që duhet të marrin zgjidhje.

 

AGIM RRAPAJ

KREU I KËSHILLIT TË AGROBIZNESIT SHQIPTAR

 

“Problemi i parë i pazgjidhur për ne mbetet rimbursimi i TVSH 6% për fermerët dhe 20% për ata që importojnë. Kjo duhet të rregullohet. Subvencionimi nuk është në nivelin që kërkon për të ekuiliburar rajonin dhe importin. Duhet rregulluar që të shkojmë te çmimi që konsumtarori ka mundësi të blejë. Kemi edhe tërmetin, pandeminë dhe kushtet e vështira të motit dhe na çojnë në këtë situatë të vështirë. Duhet të sistemojmë gabimet e bëra në të kaluarën për mbështetjen që i japim këtij sektori.”

 

Një strategji që do të ndihmonte në rritjen e prodhimit në vend dhe uljen e kostove, për Këshillin e Agrobiznesit, është rajonizimi i produkteve bujqësore. Kjo do të thotë që të përcaktohet nga shteti, pas studimeve, se çfarë kulture duhet të mbillet në çdo zonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re