Pedagogu Albano Zhapaj i ftuar në studion e emisionit ‘Të Vaksinuarit’ në Fax News tha se agresioni rus ishte paralajmëruar dhe sulmet ishin të pritshme pavarësisht se aludohej se presidenti rus nuk ishte aq i guximshëm.

Zhapaj theksoi se kjo luftë ka shumë gjëra të paqarta dhe nuk dihet se si qëndron e vërteta pasi sipas tij mungojnë reporterët atje dhe shifrat nuk janë të sakta.

Ajo që po thuhet në media sipas tij për një Rusi të papërgatitur nuk është e vërtetë pasi lideri është një ushtarak i lindur.

Agresioni rus ishte i pritshëm dhe i paralajmëruar. Po të shohim lëvizjet amerikane, kanë lënë të kuptojnë se dicka do të ndodhte. Shumë njerëz thoshin se Putin nuk do të guxojë. Si luftë Facebook-iane sepse mungojnë reporterët e luftës, as shifrat nuk janë të sakta. Po flitet për një Rusi pa strategji ndërkohë që Putin është një ushtar i lindur.

Tani duket se Rusia është vetëm por çfarë duhet të presin vendet e tjera? Ndoshta do ketë masakra të nivelit botëror, ushtria ruse është më e egër se kaq ose lajmet nuk na vijnë të sakta”-tha Zhapaj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re