Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore reagoi pas deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha se në farmaci mungojnë vaksinat e gripit.

 

Agjencia i cilësoi deklaratat të pavërteta dhe bëri të ditur se janë importuar 34.500 vaksina deri më sot.

 

“E konsiderojmë të pavend perdorimin politik të Urdhrit të Farmacistëve, i cili deklaroi sot të dhëna të pavërteta në lidhje me furnizimin me vaksina të tregut farmaceutik publik dhe privat. Presidentja e këtij Urdhri tha se deri më sot janë importuar vetëm 9500 vaksina antigrip, por kjo eshte E PAVERTETE. Faktet flasin ndryshe. Sa i përket tregut të hapur farmaceutik, pranë Agjencisë Kombëtare te Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deri më tani janë importuar rreth 34.500 mijë vaksina antigrip, nga disa subjekte te ndryshme tregtare dhe shifra e përmendur sot është importuar nga vetëm njëri prej tyre. Qeveria shqiptare ka mundur të sigurojë një sasi prej  368 mijë doza vaksinash. Nga kjo sasi, në muajin shtator janë importuar 70 mijë doza dhe pjesa tjetër importohet sipas kalendarit te paracaktuar.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re