Banorët e Elbasanit ankohen per mungesën e vaksinave te gripit ndërkohe qe fluksi i te prekurve është rritur ndjeshëm.

 

Mungesa e vaksinës konfirmohet edhe nga vetë autoritetet spitalore. Mjekja Erleta Hila thotë se kanë përfunduar dy fazat e para të vaksinimit dhe se dozat e ardhura janë përdorur për personelin shëndetësor dhe për ata individë që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike.

 

Autoritetet spitalore deklarojnë gjithashtu se janë duke pritur kontingjentin e tretë të dozave. Ata thonë se qytetaret nuk duhet te shqetësohen pasi vaksinimi mund te behet edhe ne ditët ne vijim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re