TONIN FRROKU – GAZETAR

 

Rikthehen reshjet e bores ne juglindje te vendit. Reshjet me te dendura kane qene ne fshatrat e njesive administrative Vithkuq, Lekas e Voskopoj ne bashkine e korces, ne fshatrat e Devollit te siperm, por reshje bore ka pasur dhe ne fshatrat e bashkise se kolonjes si dhe njesite administrative Dardhas Velcan trebinje ne Pogradec.

 

Trashësia e borës në këto zona ka shkuar deri në 15 cm. Ndërkohë të gjitha rrugët nacionale dhe ato malore janë të hapura.

 

Por reshjet e dëborës kanë sjellë probleme përsa i përket furnizimit me energji elektrike në disa fshatra malorë. Sipas OSHEE problemet më të mëdha kanë qenë në disa fshatra të njësive administrative Mollas e Leskovik të bashkisë së Kolonjës, si dhe në zonën e Vithkuqit.

 

Shkëputje të herëpashershme të energjisë ka pasur dhe në zona të tjera dhe shkak është bërë amortizimi i rrjetit. Të gjitha grupet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re