Shtyhet për të disatën herë seanca ndaj ish-gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxhës dhe 10 të pandehurve të tjerë për dosjen e korrupsionit ne gjykatën e Krujës.

Shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e dy avokatëve të gjyqtares Hoxha, Ardian Visha dhe Arben Prenga. Gjithashtu në seancën e sotme mungoi edhe avokati i të pandehures Migena Seferi, Arben Sefgjini.

Gjykata urdhëroi caktimin e avokatëve kryesisht ndaj tyre dhe vendosi që seanca e rradhës të mbahet më 1 Shkurt. Çështja eshtë në fazë vendimi ku gjykata do japë vendim ndaj ish gjyqtares së Krujës enkeleda hoxha për të cilën SPAK ka kërkuar dënimin e saj me 3.4 vite burg.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re