Sipas burimeve të siguruara nga gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra, hetimet për dy efektivët e “Rrugores” të arrestuar nga SPAK ditën e sotme për shpërdorim detyre dhe korrupsion kanë nisur që në dhjetor të vitit të kaluar, pas arrestimit të efektivit, Alkid Ndreu.

Në atë kohë, hetimet nisën edhe në kartotekën ku mbaheshin lejetg e qarkullimit të pezulluara.

Në bazë të këtyre hetimeve u provua se mungonin dhjetëra leje qarkullimi, që më herët u ishin tërhequr qytetarëve për shkelje të ndryshme që kishin bërë

LEXO EDHE: EMRAT/ U merrnin para shoferëve për t’i kthyer patentën, SPAK arreston dy efektivët e “Rrugores” në Tiranë

Dyshohet se dy oficerët e arrestuar këtë të enjte me urdhër të SPAK, Amarildo Lika dhe Eljo Picoku ua kishin kthyer këto leje qarkullimi qytetarëve kundrejt shumave nga 500 deri në 1500 euro.

Edhe pse këta qytetar i kishin sërish lejet e qarkullimit në duar, në sistem figuronin pa leje drejtimi.

Hetimet vijojnë për të te zbuluar nëse ka efektivë të tjerë të te përfshirë ose jo në këtë skemë korruptive, thuhet në reagimin e AMP-së.

Reagimi i AMP:

Sot, specialistët e Drejtorisë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procedimit penal Nr. 202 të vitit 2022, pas një hetimi disa mujor, kanë ekzekutuar urdhrin e Prokurorit për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Nr. 12, datë 16.02.2023, me anë të të cilit është vendosur masa e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasit si më poshtë:

– A. L., 35 vjeç, me detyrë trup shërbimi/agjent verifikues në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal;

– E. P., 36 vjeç, me detyrë Shef i Personelit dhe Shërbimeve Mbështetëse në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi, më parë është arrestuar ish punonjësi i policisë me iniciale A.N., si edhe shtetasi E.C., të cilët në bashkëpunim me punonjësit e sipërcituar, kundrejt vlerave monetare, i kthenin lejet e drejtimit të pezulluara në OASH Tiranë, para afatit të përfundimit të pezullimit.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re