Për shkak të mungesës së relatorit të çështjes Këshilli i Lartë Gjyqësor shtyu vendimmarrjen në lidhje me projektvendimet për kualifikimin apo skualifikimin e dy kandidatëve për vendet vakante në Gjykatën e Lartë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor shtyu të hënën vendimmarrjen në lidhje me kandidaturat e dy gjyqtarëve që garojnë për një pozicion të lirë në fushën penale në Gjykatën e Lartë. Kandidatët janë gjyqtarët Rexhep Bekteshi dhe Taulant Banushi.

Anëtarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor që mban komunikimin me mediat Marcela Shehu, i tha BIRN se vendimi për këtë çështje u shty për shkak të mungesës së relatorit të çështjes. Sipas njoftimit për shtyp për mbledhjen projektvendimet kanë të bëjnë me kualifikimin ose jo të dy kandidaturave.

KLGJ vijon t’i zhvillojë mbledhjet sa i përket emërimeve apo promovimit të gjyqtarëve pas dyerve të mbyllura, pavarësisht kundërshtive për mungesë të transparencës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re