Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për disa nga personat e arrestuar ditët e fundit në qytetin bregdetar. Kështu, biznesmeni Aleksandër Rica, 49-vjeç, i arrestuar për tre ndërtime pa leje në kurorën e qytetit, që cilësohet zonë e mbrojtur, është lënë i lirë nga Gjykata kundrejt garancisë pasurore 10 mijë euro.

Megjithatë, ndaj tij do të rëndojë masa e sigurisë “detyrim paraqitje dy herë në muaj në policinë gjyqësore”. Nga gjashtë të arrestuarit për vjedhje në Sarandë, vetëm katër janë lënë në burg.

Nazmi Lici, Ani Lici, Erion Bylykbashi, të tre nga Elbasani, dhe Andon Qurku nga Saranda, janë dërguar në paraburgim në masën “Arrest në burg”, ndërkohë që janë liruar Renato Vezelaj nga Tirana dhe Jolian Hilan nga fshati Gjashtë i Sarandës.

Këta dy të fundit janë lënë të lirë kundrejt garancisë pasurore 300.000 lekë të reja, por ndaj tyre do të rëndojë masa e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re