Ylli argjentinas i futbollit Lionel Messi do ketë një murale edhe në Tiranë. Kampionin e botës, po e pikturon artisti argjentinas më i famshem në botë Maximiliano Bagnasco, që ka realizuar një vepër të ngjashme edhe në Argjentinë.

Piktori Helidon Haliti në një intervistë të dhënë për ABC Neës ka dhënë detaje në lidhje me realizimin e kësaj pikture nga artisti argjentinas, ku ka theksuar se me një vepër të tillë arti ndoshta edhe vete Messi do ta përmendë Shqipërinë dhe Tiranën.

Ndër të tjera Haliti ka theksuar se piktori i famshëm ka katër ditë që po qëndron në Tiranë dhe ka shëtitur në çdo cep dhe ka vizituar universitetin e Arteve.

Ne jemi kampionët e Evropës, pasi Tirana është kryeqytetit të sporteve. Unë insistova që të kishim një personazh që është motiv për të rinjt që ka fituar edhe topin e artë. Ndaj vendosa që të ftoj këtë artist të veçantë, i cili një vit më parë u njoh nëpër botë pasi bëri muralen e Maradonës në Napoli dhe atëherë kryebashkiaku i Napolit e quajti edhe rrugën në emër të tij.

Brenda 15 ditësh ky artist do ta reklamojë Shqipërinë, pasi sipas tij ai është bërë i njohur në vendin e tij por edhe Shqipëria do të bëhet shumë i njohur. Ka një reagim shumë të madh nga njerëzit që e kanë aprovuar me shumë kërshëri. Ne thërrasim dhe i bëjmë të ndjeshëm entet përkatëse që një mur ta kthejmë në një ambient të përshtatshëm.

Artisti ka katër ditë në Tiranë dhe po shëtit në çdo cep të saj. Në pamundësi për të qenë fizikisht ai do të jetë në një vepër arti, ai do ta marrë vesh këtë dhe vetë Leonel Messi do e përmendë Shqipërinë dhe Tiranës.

Piktori kur ka qenë i ri ka qenë në Ferizaj të Kosovës, unë e kam dalluar kur ka pikturuar një mur në Ukrainë dhe ndaj dhe e ftova pa u bërë kaq i famshëm sa është tani. Ai për herë të parë ka shijuar ushqim deti që nuk e ka pas të preferuar”, ka thënë Haliti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re