Fatjon Murati, një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare, i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal dhe që po hetohet me masë arresti shtëpiak për armëmbajtje pa leje, nuk e ka aspak problem të lëvizë lirshëm nën hundët e Policisë së Shtetit.

Atentati në lokalin e tij në Don Bosko, nxjerr në pah, lëvizjet e lirshme që ai bënte brenda e jashtë territorit shqiptar.

Burime të sigurta thanë për ABC neës, se nga verifikimi që është bërë në sistemin TIMS, ka rezultuar se 32 vjeçari e ka thyer masën e sigurisë arrest në shtëpi edhe më datën 19 janar të këtij viti duke udhëtuar nga vendi ynë drejt Kosovës. Në dhjetor të vitit të shkuar, Gjykata e Tiranës i ndryshoi atij masën nga arrest në burg në arrest shtëpie, dy muaj pasi ishte arrestuar.

Murati është rikthyer sërish në vendin tonë. Më datë 7 mars policia e gjeti në shtëpi. Por, 5 ditë më pas, mbrëmjen e 12 marsit kur ndodhi atentati në lokalin e tij, Murati nuk u gjet në banesë.

Dyshohet se ai është larguar sërisht nga Kosova drejt Turqisë.

Lëvizjet e tij brenda e jashtë territorit shqiptar ngrenë dyshimet për kontrollet e oficerëve, jo vetëm në pikat kufitare, por edhe ata që kanë për detyrë të mbajnë nën vëzhgim personat me masë sigurie e me rrezikshmëri.

Ndërkohë, në lidhje me hetimet për atentatin ku mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja dhe u plagosën 6 të tjerë, mes tyre edhe mbesa e viktimës, hetuesit kanë sekuestruar rreth 30 kamera sigurie që mund t’i ndihmojë në identifikimin e autorëve.

Dëshmitarët okularë kanë pohuar se nuk kanë mundur t’i shohin autorët pasi ishin të maskuar. Në pyetje është marrë edhe vëllai i Fatjonit, Ervis Murati. Ai ka pohuar se është shtrirë të tokë sapo ka dëgjuar të shtënat dhe kur ka dalë jashtë autorët ishin larguar. Policia sekuestroi 23 gëzhoja dhe tre kallashnikovët që u zbuluan në makinën BMË me targa të huaja që autorët dogjën në Likmetaj të Fushë Krujës.

Pista kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes dhe përplasjes mes grupeve rivale. Pas këtij atentati mendohet se qëndrojnë anëtarë të grupit të Ervis Martinajt, i zhvukur që prej muajit gusht të vitit të shkuar. Fatjon Murati u dyshua si një nga organizatorët e atentatit në Fushë-Krujë ku u vra nipi i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re