Një  banor  i Muriqanit ngre shqetësimin se askush nuk ka shkuar për ti dhënë asnjë ndihmë apo bazë ushqimore për bagëtinë. Ai shprehet se ndihmat janë shpërndarë në  fshatin Obot dhe Goricë, ndërsa akuzon se kanë qenë selektive.

Banori shprehet se ka dhjetë krerë lopë të cilat kanë nevojë për bazë ushqimore, pasi situata vazhdon njësoj prej disa javësh dhe ushqimi që ai kishte siguruar është i pamjaftueshëm,ndërkohë  uji ka depërtuar dhe ne stallën e bagëtive .

Banori i bën thirrje shtetit që të merren masa pasi të gjitha të mbjellat janë nën ujë, ai shprehet se po ashtu rreth 5000 pemë dekoratike tanimë janë përmbytur.

Faxweb mëson se ne Obot u shpërndanë rreth 50 pako ushqimore , 51 koncentrat thasë, 200 bidonë uje, nga nje organizate jo fitimprurëse, Qendra YEA! -Young Entrepreneurs Albania.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re