I ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në RTV Ora, deputeti Myslim Murrizi u shpreh se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u braktis dhe u gënjye.

Madje Murrizi shtoi me humor se nën rrënojat e Teatrit duhet të ketë dy trupa, duke iu referuar deklaratave të Bashës dhe Kryemadhit.

“Për hatër të Kodit Zgjedhor e hëngri edhe Teatri kot. E prishën vetëm për këtë, por e lanë tani Teatrin. Aleanca bredh nëpër Shqipëri. I gënjyen.

Nuk e di a shkuan xhenierët për të kontrolluar trupat te Teatrit se duhet të ketë dy trupa aty së nuk bën. U ka kaluar rrota sipër, se çfarë rrote nuk e di unë, po një rrotë u ka kaluar. “, tha Murrizi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re