Ish-deputeti i opozitës, Myslim Murrizi ka depozituar një kallëzim penal në SPAK për dy tendera në Bashkinë e Lushnjës.

Në një dalje për mediat, Murrizi tha se bëhet fjalë për një tender të ujitjes në fermat e Lushnjës dhe tenderi tjetër për lopët.

“Ftoj që të shikohet se sa është çmimi që janë sjellë lopët nga Danimarka dhe Holanda. Po ashtu edhe për vaditjen me pika. Nuk besoj se shqiptarët kanë luksin, cilido qoftë zyrtar, që të tallen me 11 mln euro.

Siç e kam deklaruar edhe më parë, mora përsipër të bëjë depozitimin penal për këta dy tendera. Abuzuesit e parave publike duhet të hetohen dhe është gjykata ajo që e vendos këtë”, tha ai.

I paditur nga Murrizi është ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re