Përfaqësuesi i opozitës parlamentare Myslim Murrizi gjatë përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik ka bërë me dije se ekspertët kanë theksuar se Kuvendi duhet të votojë marrëveshjen e 5 qershorit të pandryshuar.

Murrizi tha se opozita jashtëparlamentare duhet të paraqitet në mbledhje dhe të jap argumentet e saj pasi mund të bind dhe opozitën parlamentare. Sipas tij ekspertët u kishin garantuar se nëse miratohen ndryshimet kushtetuese në 30 korrik, nuk preket marrëveshja e 5 qershorit.

“Nuk ka debate pasi nuk kemi me kë debatojmë. Ekspertët thanë edhe nëse në 30 korrik votohen ndryshimet kushtetuese nuk preket asgjë nga marrëveshja e 1 qershorit, (I referohet 5 qershorit) po ashtu është se ditë feste.  Nuk shoh pse nuk vijnë për të adresuar dhe ta dimë se çfarë kanë se mbase na e mbushin mendjen dhe ne. E vetmja listë zgjedhore ku shqiptarëve u është mohuar e drejta e zgjedhjes është në lista e 21 prillit 2008. Listat e hapura rregullojnë demokracinë dhe perfeksionojnë aq sa munden sistemin zgjedhor. Grupi ynë parlamentar nuk e voton 1 qershorin. Ata janë gjithë kohën bashkë, vetëm orari i gjumit i ndan”, -tha Murrizi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re