Deputeti Myslim Murrizi ka kërkuar takime me kryeministrin Rama për fatin e zgjedhores.

Sipas tij, 28 ligjvënësit e opozites parlamentare nuk do të votojnë dakordësine mes Ramës, Bashës dhe Kryemadhit nëse nuk ka reflektim për kërkesat e tyre.

Do të depozitojmë një kërkesë për kryetarin e PS-së dhe grupit, Rama dhe Balla për një takim të dytë, sepse nga takimi i parë nuk morëm përgjigje për kërkesat i paraqitëm në takimin zyrtar. 28 deputetë të opozitës, por edhe të tjerë janë të vendosur të mos qenë fasadë dhe për të mos votuar asnjë dakordësi të treshes, Rama-Basha-Monika, ne hap pas hapi do të koncentrojmë qëndrimin tonë, nëse në mënyrë të njëanshme nga Balla dhe Rama, do të tentojnë që të fusin këtë dakordësi në parlament pa marrë në konsideratë kërkesat e opozitës parlamentare, nuk do të votojmë agjë pa u hapur listat. Ta harrojë Edi Rama dhe këta dy që vijnë vërdallë për të kapur ndonjë deputetë të vobektë për të plotësuar numrat, se do të kenë numrat në parlament paçavuren e 5 qershorit“

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re