Gjatë mbledhjes së parë të Komisionit të Posaçëm Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta, mbajti fjalën e tij edhe nënkryetari i këtij komisioni, Myslym Murrizi.

Përgjatë fjalës së tij Murrizi, kërkoi informacion nga agjensitë ligjzbatuese, që t’u vihej në dispozicion i gjithë materiali që kishin mbledhur për veprimtarinë e paligjshme të presidentit Meta.

“Do doja që në emër të komisionit t’i kërkoja informacione agjensive ligjzbatuese SHISH, agjensive të anti-terrorit, gjatë zhvillimit të fushatës, përsa i përket veprimeve të paligjshme apo thirrjet publike të bera nga presidenti i Republikës.

Mendoj, sic thotë edhe kodi, për pjesën e materialeve që vijnë nga agjensitë ligjzbatuese, nuk ka përse të bëhen publike.

Po mos t’a bëjmë shumë hermetike se duke mos dhënë asnjë lloj informacioni se cfarë po bëjmë, duket sikur cfarë po bëjmë, sikur po bëjmë ndonjë puc shteti.
Ndoshta ka pasur takime me indicvidë të cilët mund të shkaktonin dhunë, por gjithsesi ne do të respektojmë ato cfarë do të vendosen nga agjensitë ligjzbatuese”- tha Murrizi.

pas fjalës së mbajtur nga nënkryuetari Murrizi, anëtarja e Komisionit të Posaçëm Hetimor, Elena Xhina vuri në dukje se dy deputetë anëtarë të të njëjtit komision nuk zotëronin certefikatë sigurie.

Ndërsa kryetari i Komisionit, Alket Hyseni tha se edhe për anëtarët të cilët nuk zotërojnë certefikatë sigurie, do të ketë një autorizim nga ana e Kuvendit, në mënyrë që mos të ketë asnjë pengesë për vijimin e mëtejshëm të punës.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re