Skip to content

Murrizi kreut të SPAK-ut Kraja: Pse kë frikë nga e kaluara? Ke një vit e gjysmë në detyrë e asnjë të akuzuar nga ish-zyrtarët te zyrtarët e shtetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Murrizi ka sulmuar kreun e SPAK-ut, Arben Kraja. Gjatë fjalës së tij, Murrizi iu drejtuar Krajës duke i thënë se nuk e blen dot të shkuarën e tij.

Sipas demokratit, Kraja ka qenë hetues e deputet në kohën e diktaturës ndërsa theksoi se nuk ka asnjë besim se ai në krye trë SPAK-ut do çojë para drejtësisë zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë të shtetit.

“Kur shikoj drejtuesin e SPAK që intimidohet nga e kaluara e tij, nga një pyetje e drejtpërdrejt ndaj zotit Kraja për  të qartësuar veten dhe opinionin publik, i bën bisht, një person që i trembet të kaluarës së tij nuk besoj se është i denjë për drejtësinë e së ardhmes. E kam shkruar se ka qenë hetues thotë ai. Unë e pyeta a ka qenë deputet, ke qenë ke qenë, nja 6-7 me ato që ka këtu dhe ca të tjerë që do të jenë në shtator. Ke qenë hetues. Nuk blihet e kaluara. Ashtu ishte sistemi, ashtu ishte PPSH. Edhe hetues, edhe kryetar Gjykate, edhe deputet të bënte. Pse të vjen turp që ke qenë levë e Ramiz Alisë?

Si ta thon ë ish-komunistët kanë kaluar ylberin. Është kurajo është moral, jo vemje që belbëzojnë nëpër dhëmbë. Nuk blihet e kaluara, me ofiqe e para, kurrkush nuk e ble. Mund të bëheni mbretër e miliarderë, çfarë keni gëlltitur do e villni. Çfarë është ky kompleks imoraliteti? Pres unë që ky të hetojë ish-funksionarë e ish-zyrtarë. Do e zbardhi ky? Ça është ky kompleks?

E pres unë që ky të hetojë funksionarë të shtetit të lartë shqiptar?! Trembesh nga e kaluara jote! Drejtuesi i SPAK intimidohet nga e kaluara e tij. Çfarë halli kanë që e kanë kaq kompleks këtë punë. Na hapët barkun, po s’ka qenë spiun nuk bën për drejtësinë e sotme. 1 vit e gjysëm në krye të SPAK zotëria nuk shoh asnjë të akuzuar në bankën e të akuzarve që fiton miliarda nga taksat publike.” – tha ndër të thera Murrizi gjatë fjalës së tij.