Ndërsa 5 deputetë dhanë dorëheqjen pa nisur ende detyrën, kreu i LDSH, Myslim Murrizi është shprehur se dorëheqja e Gramoz Ruçit, Tom Doshit, Najada Çomos, Mark Markut dhe Lefter Kokës do të pasohet me emra të tjerë.

I ftuar në Top Talk, teksa u pyet nëse do i mungojë Parlamenti, pasi ai nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit, Murrizi u shpreh se nuk bëhet aspak pishman që nuk do jetë pjesë e një teatri të pështirë.

“Nuk më vjen keq të mos jem në Parlament.  E para sicc ka filluar me dorheqje, unë shoh se do të ketë e të tjera. Fakti që po ikin nuk po ikin pas një arsye se një pjese e tyre kanë harxhu qimet e kokës që erdhën aty.

Unë kam informacione që në zgjedhje janë hedhur 134 milion euro nga individët e bizneset së bashku. Duke i njoh mirë pjesën e atyre që do vijnë në Parlament nuk kam ndonjë pishman që nuk do jem pjesë e teatrit të pështirë”, tha Murrizi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re