Skip to content

Murrizi refuzon ambasadoren Yuri Kim: Nuk e votojmë reformën, duam lista të hapura

Deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar se opozita nuk do e votojë reformë zgjedhore, sipas variantit të dakordësuar mbrëmë.

Pas takimit që deputetët opozitarë zhvilluan në residencën e ambasadores Yuri Kim, Murrizi tha për mediat se opozita parlamentare nuk e voton reformën pa realizimin e kërkesës për lista të hapura.

“Nuk e mora vesh çfarë kërkoi, nuk i lamë hapësirë kërkesave të saj, kishim shkuar të thonim qëndrimin tonë kundër me firmat e 39 deputetëve ne nuk votojmë asgjë në parlament që është jashtë asaj që kemi kërkuar prej 15 muajsh, administratë zgjedhore. lista të hapura dhe votë emigrantësh”, tha Murrizi.