Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi akuzon dy partitë PD dhe PS se po bëjnë pazar me Reformën Zgjedhore dhe ajo që do të vuajë pasojat është pakica parlamentare.

Murrizi mendon se ata e dinë mirë se nëse votohen nga qytetarët , 90% e tyre nuk shkelin më në Kuvend.

Për këtë arsye, ai u bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen në protestë dhe ti marrin zvarrë.

“ Këta janë bashkë se kanë hall të ndajnë llokmën e pushtetit. Do tu bëj thirrje shqiptarëve të ngrihen në protestë dhe ti marrin zvarrë. Ditën që qytetari ka drejtë të zgjedhë 90% e këtyre surratëve që bëjnë sikur zihen nuk vinë më në parlament. Nuk ka pasur nga këto lloj kllounësh në zgjedhje deri në 2005. Ky ligj solli trafikantë në parlament. 10-15 biznesmenë kanë përfituar mbi 20 miliardë euro tendera nga viti 2000 deri sot. Raporti i KQZ flet për 113 parti, 56 nuk u gjendet vula, nuk dinë kush është kryetari, ku i kanë zyrat. 65 parti nuk kanë marrë pjesë kurrë në zgjedhje.”, tha ai në Ora News.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re