Bashkimi Evropian u dërgoi një paralajmërim kompanive në pronësi të Elon Musk (X.com) dhe Mark Zuckerberg (Meta, pra Instagram dhe Facebook).

Paralajmërimi i tyre vjen mes një vërshimi të keqinformimeve rreth konfliktit Izrael-Hamas. Siç thuhet nga BE-ja, të gjitha kompanitë që duan të operojnë në territorin e Bashkimit Evropian duhet të ndjekin ligjet evropiane.

BE deklaroi se Meta dhe X.com kanë 24 orë kohë për të reaguar dhe për të paraqitur planin e tyre për t’u marrë me përhapjen e lajmeve të rreme.

Problemin më të madh e krijojnë materiali mediatik, p.sh. fotografitë dhe regjistrimet. Rregullatorët e BE-së vunë re një numër të madh fotografish dhe regjistrimesh të ndryshuara, të cilat ishin manipuluar përpara publikimit. Për postime të tilla në rrjetet sociale, rregulloret e BE-së kërkojnë heqjen nga platforma.

Në rast se këto kompani nuk përmbushin atë që kërkohet prej tyre, mund të përballen me një dënim të madh financiar apo edhe pezullim në BE. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re