Një biznesmen amerikan sugjeroi se tensionet mund të zgjidheshin në këtë mënyrë dhe zyrtarët tajvanezë u përgjigjën se ai duhet të punësonte një këshilltar serioz.

Biznesmeni amerikan Elon Musk sugjeroi se tensionet midis Kinës dhe Tajvanit mund të zgjidheshin duke i dhënë Pekinit një kontroll mbi Tajvanin, të cilit zyrtarët tajvanezë iu përgjigjën se Musk duhet të punësonte një këshilltar serioz.

“Propozimi im do të ishte krijimi i një zone të veçantë administrative për Tajvanin… E cila ndoshta nuk do t’i bënte të gjithë të lumtur,” tha ai në një intervistë për Financial Times.

Musk tha këtë në përgjigje të pyetjeve në lidhje me Kinën, ku kompania e tij Tesla Motors, e cila prodhon makina elektrike, operon një fabrikë të madhe.

“Dhe është e mundur (të formohet një administrate), dhe mendoj se ka të ngjarë… Që ata të mund të kenë një marrëveshje më të butë se me Hong Kongun,” tha Musk.

Zyrtari tajvanez u përgjigj se biznesmeni amerikan duhet të punësojë një këshilltar serioz politik.

“Bota e ka parë qartë se çfarë ka ndodhur me Hong Kongun”, tha një zyrtar tajvanez, duke folur në kushte anonimiteti, sepse ai nuk ishte i autorizuar të fliste me mediat, raporton Reuters.

Kina e sheh Tajvanin si një nga provincat e saj dhe Pekini është zotuar prej kohësh të kthejë ishullin nën kontrollin kinez, duke mos përjashtuar përdorimin e forcës nëse është e nevojshme.

Qeveria e Tajvanit kundërshton pretendimet e Kinës dhe thotë se vetëm 23 milionë banorët e ishullit mund të vendosin të ardhmen e tyre.

Ndërkohë, pasi trazoi Kievin me propozimet e tij, njeriu që nuk ka asnjë lidhje me gjeopolitikën, por që falë famës po tenton të imponohet dhe në shahun e vështirë të interesave gjeostrategjike, tashmë po provon veten në tensionin mes Kinës e Tajvanit, SHBA-së dhe Kinës për Tajvanin. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re