Elon Musk, pronar i SpaceX dhe Twitter, tha se autoritetet amerikane po kërkojnë mbylljen e 250,000 profileve në Twitter.

Musk ndau zbulimin e tij të 11-të, të titulluar “Twitter Files”, përmes gazetarit Matt Taibbi.

“Autoritetet amerikane kanë kërkuar që të mbyllen 250,000 llogari, duke përfshirë ato të gazetarëve dhe zyrtarëve kanadezë”, tha Musk, duke ndarë një postim të gazetarit Taibbi.

Në njoftimin e tij, Taibbi deklaroi se raporti i Qendrës Amerikane për Ndërveprimin Global (GEC) bazohet në të dhënat e Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS), dhe se ndër profilet mbyllja e të cilëve kërkohet janë “2 ose më shumë” zyrtarë.

Ai tha gjithashtu se Twitter kishte marrë disa kërkesa “të habitshme” nga zyrtarët amerikanë për të pezulluar llogaritë e njerëzve që “nuk u pëlqejnë”.

Në nëntor 2020, zyra e anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Adam Schiff kërkoi veprim kundër “ngacmimit” të stafit të tij nga mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re