Ish-deputeti i LSI, Shkëlqim Selami kalon shumë kohë në palestër, duke “punuar” për format e tij trupore.

Përmes disa videove, ish-deputeti që u dogj nga dekriminalizimi, shihet teksa stërvitet për muskujt e barkut,të këmbëve, të krahëve dhe të shpatullave

Siç mund ta shihni edhe në videon e mëposhtme, Selami është filmuar duke bërë disa ushtrime për muskuj barku dhe kofshësh.

Në një video tjetër ai ngre dy gira për muskujt e krahëve, gjoksin dhe shpatullat.

Më tej, ish-deputeti e finalizon stërvitjen duke ngritur ‘pasha të rënda’.

Selami u zgjodh deputet në Vlorë, por iu hoq mandati nga KQZ në kuadër të ligjit për dekriminalizimin, pasi nuk deklaroi në formular se ishte arrestuar në vitin 2006 në Itali.

Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh për efekt të ligjit dhe formularit të dekriminalizimit. Selami kishte ankimuar në Gjykatë vendimin e KQZ-së për heqjen e mandatit, por kërkesa e tij u rrëzua nga Administrativja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re