Skip to content

Muslimanët e Ukrainës kalojnë Ramazanin nën hijen e pandemisë

Muslimanët në Ukrainë, aktivitetet dhe detyrimet fetare të muajit të Ramazanit po i kryejnë nën hijen e pandemisë globale të koronavirusit të ri (COVID-19).

Namazet dhe lutjet e përditshme në shtëpi dhe xhami, kryhen duke iu përmbajtur masave epidemiologjike, si pastrimi i duarve me dezinfektues, mbajtja e maskave dhe mbajtja e distancës fizike.

Dezinfektimi në xhami bëhet rregullisht pas çdo namazi.

Imami i Qendrës Kulturore Islame Al-Raid në Kiev, Seyran Arifov, rikujtoi se ky është Ramazani i dytë që pritet në kushtet e pandemisë së koronavirusit.

Ai u bëri thirrje muslimanëve të respektojnë të gjitha masat epidemiologjike në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e COVID-19.

Ai theksoi se namazi i teravisë dhe lutjet në netët e Ramazanit, kryhen në xhami, duke respektuar masat epidemiologjike.

“Dikur kishim iftare të përbashkëta, por edhe kësaj radhe i anuluam për shkak të pandemisë. Në vend të kësaj, mbartim ushqim në shtëpitë e njerëzve në nevojë dhe në gjendje të vështirë”, tha imami.

Siç tha ai, ata gjithashtu organizojnë ligjërata përmes internetit dhe rrjeteve sociale.

“Shpresoj se ky do të jetë Ramazani i fundit që kalojmë në pandemi. Allahu na ruajt nga COVID-19 dhe sëmundje të tjera dhe të shërojë të sëmurët”, theksoi Arifov.