Muslimanët në Afrikën e Jugut protestuan kundër deklaratave antiislame dhe mbrojtjes së karikaturave që fyenin Profetin Muhamed nga disa zyrtarë në Francë, veçanërisht presidenti Emmanuel Macron.

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor Musliman (MSJ) mbajtën një demonstratë përpara Konsullatës franceze në Cape Town.

Demonstruesit që mbanin banderola dhe mesazhe me fjalët “Mos e prekni Profetin tim” dhe “Bojkotoni produktet franceze”, shpesh thërrisnin salavate.

Pjesëmarrësit në protestë, e cila u transmetua drejtpërdrejt në Facebook, deklaruan se autoritetet franceze duhet të kërkojnë falje dhe i kërkuan qeverisë së Afrikës së Jugut të reagonte ndaj mosrespektimit të Francës.

Ndryshe, në muret e ndërtesave zyrtare në qytetet Montpellier dhe Toulouse u shfaqën karikaturat e revistës franceze satirike Charlie Hebdo me përmbajtje ofenduese kundër profetit Muhammed, për të “përkujtuar” mësuesin që u vra më herët në rajonin Conflans-Sainte-Honorine në afërsi të Parisit.

Presidenti francez Macron ka thënë se nuk do të heqin dorë nga publikimi i karikaturave kundër profetit Muhamed.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re