Home BOTA Muslimanët në Berlin preferojnë Poloninë për prerjen e kurbanit pa elektroshok

Muslimanët në Berlin preferojnë Poloninë për prerjen e kurbanit pa elektroshok

0
Muslimanët në Berlin preferojnë Poloninë për prerjen e kurbanit pa elektroshok

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Muslimanët në Berlin preferojnë Poloninë për therje të kurbanit, pasi Gjermania nuk u lejon t’i therin kafshët pa elektroshok.

Battal Turkmen, i cili punon si kasap në Berlin, tha se ai i theri kurbanët në Poloni sepse autoritetet gjermane në vend nuk lejuan therjen pa anestezi.

Turkmen tha se prej 7 vitesh bëjnë therje të kurbanit në Berlin. “Ne jemi për therjen pa elektroshok, pra therjen e kafshës pa anestezi. Prandaj ne therim të gjitha kafshët dhe kurbanët tonë në Poloni”.

Duke thënë se klientët e tyre shkojnë tek ta sepse duan t’i therin kurbanët pa elektroshok, Türkmen theksoi se ata i prenë kurbanat në Poloni dhe ua dorëzuan pronarëve të ligjshëm pasi morën autorizim.

Ai e vlerëson shkallën e kurbanit për turqit në Berlin të jetë rreth 60 për qind. “Ka nga ata që ua dërgojnë të afërmve të tyre në Turqi për të ndihmuar jashtë vendit. Ka dhe nga ata që dhurojnë për vendet në nevojë. Por, ka njerëz në Gjermani që duan ta festojnë festën me familjet e tyre dhe therin kurban për t’ua shpjeguar atë fëmijëve të tyre”, tha Turkmen.

Turkmen potencon se hebrenjtë mund të therin pa elektroshok në Gjermani. Ai u ankua përse muslimanët nuk e kanë ende këtë leje. “Kur të veprojmë në unitet dhe integritet këtu, ne muslimanët do të jemi në gjendje të therim kurban në Gjermani pa elektroshok”, tha ai.
Burimi; AA

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë