Lideri i LDK-së, Isa Mustafa u është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama në Ohër për krijimin e “Shengenit Ballkanik”. Mustafa thotë se s’dëshiron ta shohë më askënd duke përjetuar edhe një herë Jugosllavinë.

“Ne që e kemi përjetuar Jugosllavinë nuk dëshirojmë ta përjetojmë edhe njëherë. Edhe atyre që nuk e kanë përjetuar, nuk ua dëshirojmë”, – ka thënë Mustafa.

“I kam shprehur qendrimet e mia dhe te LDK-së në postimin tim lidhur Mini-Shengenin dhe Mini-Jugosllavët”, – ka shtuar ai.

Kryetari i LDK-së është shprehur edhe më herët se nuk e përkrah një “Mini-Shengen” ashtu siç nuk e ka përkrahur ndryshimin e kufijve ndërmjet me Serbinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re