Nga studio e lajmeve të MCN TV, analisti Mustafa Nano foli edhe për shkarkimin e kryetarit të PD Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit.

Nano u shpreh se Basha nuk ka konkurrentë Brenda dhe se në këtë parti siç u shpreh ai janë të gjithë berishianë.

“Kam përshtypjen që në gjendjen që është sot PD, Basha është pa konkurrentë. Aty është tharë mjedisi. Kur vjen puna tek idetë ata janë të gjithë berishianë, nuk kanë ide.

Nuk kam dëgjuar diçka ndryshe nga Shehaj apo nga Kadilli. Në PD duhet instaluar garën brenda partive. Më të mirë se Basha në PD nuk ka edhe pse unë skam pikë respekti për të”, tha Nano.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re