Analisti Mustafa Nano e cilëson Berishën si një njeri të pacipë e të pështirë, duke shtuar se njerëz të tillë nuk i kanë parë sytë ndonjëherë.

“Sali Berisha është njeriu më i pacipë e më i pështirë që më kanë parë sytë ndonjëherë, e jo thjesht në jetën reale. Edhe në libra e filma rrallë kam hasur një njeri më të pacipë e më të pështirë. Dhe nuk të zhgënjen kurrë: mbetet i tillë deri në fund”, shkruan Nano.

Kujtojmë se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përjashtoi nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha, vendim i cili ka sjellë një sërë reagimesh.

Ndërkohë, Berisha e quajti “nul”, të pavlefshëm vendimin e Bashës për përjashtimn e tij nga parlamenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re